Dokumentet e udhëtimit, Osmani: Po keqinterpretohet qëndrimi i BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se është keqinterpretuar qëndrimi i Komitetit për dokumente të udhëtimit nga BE-ja.

Marketing

Zyrtarisht vetëm Zvicra ka pranuar lëvizjen me dokumentet e vjetra, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina nuk i njeh dokumentet me emrin e vjetër kushtetues. Osmani sugjeron qytetarët që të marrin fletudhëtim nga ambasadat e RMV-së jashtë vendit për t’i evituar problemet e mundshme.

Thekson se dalje nga RMV-ja me pasaportat e vjetra është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Prespës, ndërsa vazhdimi i afatit të tyre nuk mund të bëhet pa pajtueshmërinë e Greqisë. Thekson se VMRO-ja po manipulon me qytetarët.

“Qëndrimi i BE-së është se Komisioni nuk sjell vendime që vazhdojnë për gjithë Bashkimin Evropian, por është çështje sovrane e secilit shtet. Secili shtet sjell vendim për vete. Nuk ka politikë ku BE-ja do të sjellë vendim dhe ajo do të vazhdojë për të gjitha vendet. Sa i përket kësaj çështjeje, ata vet vendosin dhe deri tani një numër i madh i vendeve praktikisht lejojnë qytetarët të lëvizin, por zyrtarisht nuk kanë qëndrim zyrtar vetëm një për pranim dhe tjetra për mosnjohje.”, – theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Marketing