RMV/ Rritet numri i dhunës së moshatarëve!

Rritet numri i rasteve të dhunës së moshatarëve. Probleme të pranishme nëpër rrugë, shkolla, ndërkaq edhe denoncimet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjithmonë në rritje e sipër. Psikologët dhe OJQ-ja me thirrje që të paraqiten viktimat e dhunës, ndërsa institucionet t’ua hapin dyert dhe të merren masa adekuate. Ambasada e fëmijëve “Megjashi” njofton për punën e vazhdueshme mbi njohjen dhe zbulimin e dhunës së moshatarëve.

Marketing

“Fëmijët janë mjaftueshëm të inkurajuar. Unë personalisht i inkurajoj shërbimet profesionale nëpër shkolla, prindërit. Ata janë të inkurajuar, e posedojnë informacionin, por kam përshtypjen se mungojnë disa mjete në atë zinxhir në ballafaqimin me dhunën.”, – deklaroi psikologja, Maja Cvetanovska.

“Fëmijët të inkurajohen, të mos heshtin për dhunën dhe është shumë me rëndësi të gjejnë bashkëpunëtorë në parandalimin e dhunës dhe shërbimet profesionale të jenë aktiv në raport me punën joformale në aktivitetet e shkollës, pra nëpërmjet forumeve debateve në mënyrë që ta dinë se sa e vështirë është dhuna mes moshatarëve, sa lëndojnë fjalët. Fjala mund të jetë aq e fuqishme që mund ta lëndojë fëmijën më shumë se një grusht.”, – theksoi Dragi Zmijanac nga Ambasada “Megjashi”.

Ligjet ekzistojnë, por mungon praktikimi i tyre. Nevojitet edukim më i madh për këtë fenomen shoqëror, thonë njohësit e ligjeve. Për ligjin e ri për arsim të mesëm, që është në fazën përgatitore, janë bërë udhëzime shtesë që parandalojnë, njohin dhe menaxhojnë dhunën mes moshatarëve.

“Me miratimin e ligjit të ri për arsim të mesëm, me shumë trajnime dhe projekte besoj se do të rriten numri i denoncimeve e që sjell më pak dhunë të moshatarëve.”, – u shpreh avokatja, Maja Ristova.

Këto komente u thanë në konferencën “Të gjithë në aksion për sigurinë e shkollave”, projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërkaq e implementon shoqata “Rubikon”.

Marketing