MPB-ja të jep informacione adekuate dhe të sakta, e jo të krijojë kaos në perceptimin e qytetarëve – tha Kryeministri Talat Xhaferi, pasi këtyre ditëve. Ministri I Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski akuzoi për sabotime në MPB, derisa zëvendësi I tij, Bojmacaliev e përgënjeshtroi këtë informatë.
“Apeli im është që të mos shërbehen me informacione të pasakta. Kërkova që për cdo ditë të ketë një raport për situatën. Nëse ideja është për politikë ditore, qasjen e kanë të gabuar, pasi kompetenca e tyre është të sigurojnë shërbim për qytetarin, e jo të grinden mes tyre”, tha Talat Xhaferi.
Kryeministri Talat Xhaferi, duke komentuar veprimin e dy deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët me veturë ishin drejtuar në kufirin RMV – Bullgari për të parë nëse lejohet dalja me pasaporta që kanë emrin e vjetër të shtetit dhe të cilët kishin deklaruar se me pasaportat diplomatike mund të kalohet kufiri kurse me të rregulltat jo, tha se kush del me pasaportë diplomatike duhet të shkarkohet.
“Kjo është në pjesën e lajmeve të rreme. Pasaportë diplomatike me emrin e vjetër askush nuk mund të jep. Dua ta shoh atë diplomat kush është dhe të shkarkohet menjëherë”, tha Xhaferi.
Këto komente Kryeministri Talat Xhaferi I bëri pas vizitës në Çerdhen për Fëmijë “Fidani 3” në Komunën e Çairit.
Ambientet, edhe pse jo të përfunduara deri në fund, sic tha Xhaferi, tregojnë qartë se krijohet ambient i përshtatshëm për mbi 300 fëmijë të të gjitha moshave që do të kenë nevojë për këtë.