Dokumentet mund të merren edhe në Saraj, Iseni: Jemi në shërbim të qytetarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në shoqëri të ministrit të këtij dikasteri kanë hapur Zyrën e re të shërbimeve administrative të MPB-së në komunën e Sarajit.

Marketing

Kjo njësi sipas Isenit do të mundëson qasje më të shpejtë të qytetarëve të kësaj komune në shërbimet e MPB-së.

“Sot në Njësinë policore Saraj, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Toshkovski, hapëm Zyrën e re të shërbimeve administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila do të mundësojë qasje më të shpejtë të qytetarëve të Sarajit në shërbimet e MPB-së. Hapja e zyrës, si pjesë e një sërë të tjerash që do të hapen , ka për qëllim që qytetarët të kenë qasje më të shpejtë në dokumentet dhe shërbimet që u nevojiten. Ky lloj projektesh, të cilat synojnë të mundësojnë shërbime më të mira dhe qytetarë më të kënaqur, të kenë mundësi t’i marrin shërbimet e tyre në kuadër të komunës ku jetojnë. Nga sot qytetarët e Komunës së Sarajit do të mund ta realizojnë këtë të drejtë në kuadër të komunës së tyre. Akses më i shpejtë dhe më efikas në shërbime është një cilësi më e mirë e jetës për qytetarët, gjë që është përcaktimi i udhëheqësisë së re të MPB-së”, kështu ka shkruar Iseni në rrjetin social facebook.