Dokumentet personale do të mund të merren edhe të mërkurën

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale që do të mbahen të mërkurën, më 24 prill 2024, Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Departamenti i Çështjeve Civile, gjegjësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të kësaj njësie organizative pranë Ministrisë së Brendshme, me datë 24.04.2024 do të punohet për lëshimin e dokumenteve personale me orar pune nga ora 08:00-19:00.

Marketing

Po ashtu, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin letërnjoftimet e tyre në stacionet policore në Shkup.

Sot në mesnatë përfundon fushata për zgjedhjet presidenciale dhe nis heshtja zgjedhore për të njëjtat, ndërsa votimet do të mbahen të mërkurën (24 prill).