Dokumenti/ Publikohet drafti i Këshillit të Europës për hapjen e negociatave me Maqedoninë

Agjencia e lajmeve INA ka siguruar draftin e Këshillit të Bashkimit Evropian ku flitet për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Marketing

Në draftin paraprak, thuhet se Këshilli vendos të hapë negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por duke vendosur disa kushte që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në dritën e progresit të arritur në reforma dhe kushteve të përcaktuara unanimisht nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli, vendos për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Në këtë dokument theksohet se: Këshilli mirëpret që vendi ka demonstruar vendosmërinë e tij për të përparuar në axhendën e BE-së dhe ka dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, duke përmbushur kushtet e identifikuara të Këshillit nga qershori 2018 për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Këshilli mirëpret rezultatet konkrete në reformat e gjyqësorit, duke përfshirë edhe implementimin e “Reformave Urgjente Prioritare” dhe rekomandimet nga Komisioni e Venecias dhe Grupit të ekspertëve serion në sistemin e gjyqësisë dhe cështjeve ligjore. Këshilli thekson se autoritetet në mënyrë konstante kanë bërë përpjekje për ta implementuar strategjine e reformave në gjyqësor.

Këshilli nënvizon rëndësinë e përgjegjësisë për të gjitha krimet e rënda përfshirë hetimet që janë duke vijuar.

Gjithashtu inkurajohen autoritetet që të vazhdojnë bashkëpunimin me Zyrën e Prokurorisë Speciale e cila është marrë me rastet të nivelit të lartë që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. (INA)

  

Marketing