Doli në krah të Palestinës në rrjetet sociale, Mainz i ndërpret kontratën sulmuesit

Mediet gjermane bëjnë me dije se klubi i Mainz ka vendosur që të ndërpresë kontratën e El Ghazit, ndërsa
Kriza ekonomike mund të detyrojë Barçën të “sakrifikojë” Gavin, Chelsea ka gati 100 mln euro
Tonali jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë, Newcastle ka gati dy opsione për ta zëvendësuar
Arabia Saudite kërkon një tjetër yll europian, në “shënjestër” lideri i Manchester City-t
“Mainz ka liruar Anëar El Ghazi nga detyrat e tij. Vendimi vjen si rezultat i një postimi të bërë në rrjetet sociale nga 28-vjeçari që u shfaq mbrëmjen e së dielës, të cilin më pas e fshiu. Në postim, El Ghazi mbajti një qëndrim për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme që u konsiderua i papranueshëm nga klubi. Para marrjes së këtij vendimi, klubi dhe lojtari zhvilluan diskutim të thellë. Mainz respekton faktin se ka perspektiva të ndryshme për konfliktin e gjatë që ndodh prej dekadash në Lindjen e Mesme. Megjithatë, klubi po distancohet nga përmbajtja e postimit në rrjetet sociale në fjalë, pasi nuk përputhet me vlerat e klubit”-njoftonte Mainz më 17 tetor.

Marketing

El Ghazi iu bashkua skuadrës muajin e kaluar dhe sipas raportimeve të medieve gjermane, ai tashmë është informuar se kontrata e tij do të ndërpritet.