Doli në shesh gënjeshtra e mediave serbe, kompania MALEV nuk funksionon

“Rrena i ka këmbët e shkurtra” thotë një fjalë e urtë popullore. Sot mediat serbe kanë shkruar se ish kryeministri Nikolla Gruevski ka ikur në Hungari përmes Shqipërisë, shkruan TS.

Marketing

“Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski me një pasaportë të rremë ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar në mbrëmje dhe ka arritur në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku është pranuar në ambasadën hungareze. Nga mëngjesi i parë me anë të kompanisë Malev ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest” shkruan e përditshmja serbe, Politika.

Siç mësohet kompania hungareze e fluturimeve MALEV nuk funksionon që nga muaj Janar i vitit 2012, ku shihet qartë se mediat serbe mundohen që të humbin gjurmët se Gruevski nuk ka kaluar nga Serbia por nga Shqipëria.

Ndryshe në Maqedoni janë hapur shumë dilema të ndryshme se Gruevski me anë të shërbimit sekret serb ka kaluar kufirin me veturë nga Maqedonia në Serbi ku më pas ka ikur në Hungari, përcjell TS.

Ende nuk dihet se si ka ikur ish kryeministri Nikolla Gruevski, por me ikjen e tij institucionet e vendit nuk kanë treguar seriozitet dhe gatishmëri për mos ikjen e tij. Pas ikjes së Gruevskit, shumë parti shqiptare kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe kërkuan zgjedhje të parakohëshme.