Dom Artur Kola, shqiptari i parë që caktohet nga Papa në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Francesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë.

Marketing

Sipas “Vatican News” ai është meshtari i parë shqiptar që hyn në trupin diplomatik të Selisë së Shenjtë, pasi ka përfunduar studimet dhe formimin e posaçëm në Akademinë Kishtare në Romë.

Akademia Kishtare është institucioni i Kishës që kujdeset për përgatitjen e meshtarëve të caktuar për shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë në Nunciaturat e ndryshme ose në Sekretarinë e Shtetit.

Në shërbimin e tij në Abidjan (Bregu i Fildishtë) do të jetë bashkëpunëtor i Nuncit aktual. Paolo Borgia, i cili ka ushtruar detyra të larta në Kurien Romake.