Reperi kosovar, Xhonatan Isufi i njohur me emrin artistik “Don Xhoni” është ndaluar nga Policia e Kosovës për posedimin e një arme, e cila edhe i është konfiskuar.
Megjithatë Don Xhoni është liruar dhe para pak minutash ai është shfaqur ‘live’ në rrjetin social “Instagram”.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës dhe puna e tyre duhet respektuar.
“Respekt për Policinë e Kosovës dhe punën e tyre”, ka thënë në video-live Don Xhoni, derisa ka falënderuar fansat për përkrahjen rreth projektit të ri.