Don Xhoni me ‘freestyle’ të ri këtë muaj: Do të ketë fakte, nuk është një ‘diss’

Reperi nga Drenica, Don Xhon, është duke punuar në një këngë të re që në fakt do të jetë një ‘freestyle’.

Duke qenë se në ‘freestyle’ më shumë bëhen ‘thumba’ ndaj njëri-tjetrit, artisti ka treguar se kësaj radhe nuk do të bëjë një ‘diss’ por vetëm do preken të gjithë ata që e kanë ngacmuar.

Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) shton se çdo gjë është fakt dhe se ky projekt do të plasohet në treg më 15 maj.

Marketing

Image

“Freestyle me fakte. Nuk është një diss por të gjithë ju që më keni ngacmuar e gjeni veten në të. Unë flas i fundit”, ka shkruar ai.

Reperi nuk ka dhënë më shumë detaje, por që mezi po pritet edhe nga fansat e 21 vjeçarit.

“Maffia” ndërkaq mbetet realizimi i fundit i Don Xhonit i lansuar në fillim të muajit prill.

Deri më tani, projekti ka grumbulluar mbi shtatë milionë klikime.