Reperi Don Xhoni është ndaluar nga policia ditën e sotme.
Burime të Prive.al kanë bërë të ditur se gjatë një kontrolli rutinor në lagjen Kalabria të kryeqytetit, atij i është gjetur një armë.
Për të njëjtën, ai është shoqëruar për në stacionin policor jugu në kryeqytet.
Burimet tona bëjnë të ditur se është hapur rast për “armëmbajtje pa leje” teksa Xhonatani është liruar në procedurë të rregullt.
Zyrtarët për informim të Policisë së Kosovës deri në këto momente kanë qenë të paqasshëm për të dhënë detaje të mëtejme mbi rastin.
Për të njëjtat arsye, reperi është ndaluar edhe herë të tjera nga Policia e Kosovës.
Ngjarja vjen pak pas paralajmërimit për publikimin e projektit “Katile”.
Prive.al do t’iu mbajë të informuar.