Donacion me vlerë për Spitalin Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair nga kompania Marmaris

Sot në ambientet e Spitalit Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair u realizua një donacion me vlerë nga kompania Marmaris, përmes z. Jusuf Aliu, në funksion të përmirësimit të kushteve për pacientet dhe mbështetjes së punës së stafit mjekësor. Donacioni përfshiu 10 karrige laboratorike për marrjen e gjakut, të cilat do të shërbejnë në lehtësimin dhe efikasitetin e procedurave të përditshme mjekësore.

Marketing

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik “Nëna Terezë”, znj. Pranvera Izairi, drejtori i Klinikës së Fëmijëve, z. Rexhep Memedi, si dhe deputetja e zonës, znj. Merita Koxhaxhiku.

Kryetari Ganiu shprehu falënderim të veçantë për kompaninë Marmaris dhe z. Jusuf Aliu për këtë akt të çmuar solidariteti, duke vlerësuar ndjeshmërinë dhe përkushtimin e treguar ndaj nevojave të institucioneve shëndetësore publike. Ai gjithashtu falënderoi znj. Pranvera Izairi për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe z. Rexhep Memedi dhe znj. Merita Koxhaxhiku për praninë dhe mbështetjen.

Ky donacion përbën një shembull domethënës të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të rolit që sektori privat mund të ketë në forcimin e shërbimeve publike në shërbim të qytetarëve