Donacion i materialit shëndetësor mbrojtës nga Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë dedikuar Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të arrijë sot në Aeroportin ushtarak.
Nga Ambasada turke njoftojnë se donacioni do të arrijë në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit me një aeroplan ushtarak kargo të Forcave ajrore të Republikës së Turqisë.
Donacioni do t’i dorëzohet Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.