Donacion nga Pekini në ditën e diplomacisë, Kryqi i Kuq pranon mbi 10 mijë maska mbrojtëse

Mbi dhjetë mijë maska mbrojtëse të cilat kanë ardhur nga Pekini i’u dhuruan Kryqit të Kuq të RMV-së. Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov tha se në këto ditë, solidariteti dhe mbështetja është më e rëndësishme se kurrë, andaj edhe këto pajisje donohen pikërisht aty ku ka më së shumti nevojë.

Marketing

“Ministria e Punëve të Jashtme këto ditë organizoi transport për ndihma mjekësore nga Pekini deri në Shkup, prej ku një pjesë 10 mije e 400 maska mbrojtëse, dhe 1 mijë maska plastike, përmes Kryqit të Kuq do të arrijnë aty ku ka më së shumti nevojë. Humanizmi fillon që nga shtëpia, dhe në këtë frymë, ekipet e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pikërisht në ditën e diplomatëve, të gjithë qytetarëve të cilët janë në vijën e parë të frontit në luftë me virusin korona, ju dëshiroj qëndrueshmëri dhe durim.”- tha Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.

Nga Kryqi i Kuq theksuan se kjo ndihmë është shumë domethënëse për ta, pasi që janë në vijë të parë të frontit, dhe rreziku për tu infektuar është i lartë.

“Keto maska mbrojtëse do ti përdorin një pjesë e vullnetarëve tanë, të cilët çdo ditë janë në teren dhe kryejnë një punë shumë domethënse për momentin. Ndihmojnë shumë bashkëqytetarë tanë, por gjithsesi se një pjesë e pajisjeve do t’u distribuohen qytetarëve, aktivitete këto të cilat do t’i zhvillojmë periudhën e ardhshme me qëllim që të jemi pjesë e gjithë atyre që japin kontribut në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve.”- tha Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.

Moto e sivjetme e Ditës së diplomacisë, është që t’i tejkalojmë kufijtë, të zgjasim dorën e solidaritetit dhe ndërtojmë ura të miqësisë.