Kompania për tregti dhe transport ndërkombëtar SADAMIR me seli në qytetin Mersin – Turqi dhe Komuna e Studeniçanit nënshkruan protokol bashkpunimi me të cilin Komunës së Studeniçanit i dhurohet një makinë spërkatëse MMT.
Me këtë makinë do të bëhet spërkatje gjatë stinës së verës kundër insekteve të ndryshme, në përputhje me kornizat ligjore.
Vlera e makinës është 10,000 euro.
Me këtë rast në emër të Komunës së Studeniçanit dhe kryetarit z.Azem Sadiku shprehim falenderime te veçanta për pronarin e kompanisë SADAMIR z.Sadulla XHEMAILI.