Donacion prej 60 kontejnerëve për qelq për NP Higjiena Komunale – Shkup

Sot në Qendrën për përzgjedhje të mbetjes në Karposh, u nënshkrua Marrëveshje për donacion të 60 enëve për hedhjen e ambalazhit të qelqit mes NP Higjiena Komunale – Shkup, Qytetit të Shkupit dhe Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ. Donacioni është realizuar përmes BNjVL dhe GIZ, si dhe zbatohet në kuadër të projektit ,,Menaxhim me mbetje nga ambalazhi i qelqit të Ballkanit Perëndimor”.

Marketing

Marrëveshja trepalëshe për donacion u nënshkrua nga ana e drejtorit të NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani, kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe menaxherit të projektit të GIZ, Zorica Biliq.

,,NP Higjiena Komunale – Shkup tashmë ka vendosur 238 enë për hedhjen e ambalazhit të qelqit në të gjitha komunat e Shkupit, të cilat qytetarët i përdorin për përzgjedhje parësore të mbetjes së tyre.

Planifikojmë 35 kontejnerë nga enët të cilët sot na u dhuruan përmes BNjVL dhe GIZ të vendosen në komunën Gazi Babë, ndërsa 25 prej kontejnerëve të vendosen në komunën Aerodrom.

Gjatë vitit 2020, në qendrat për përzgjedhje të NP Higjiena Komunale – Shkup u transportuan mbi 465 ton qelq dhe shpresojmë këtë vit ky trend edhe më shumë do të përmirësohet.

Përzgjedhja parësore rezultoi me efikasitet të rritur gjatë mbledhjes dhe transportimit të mbetjes, gjegjësisht shkallës më të lartë të përzgjedhjes dhe përdorimit të tij të mëtutjeshëm, por ajo çka është më e rëndësishme është se kontribuon dukshëm të zvogëlohet sasia e mbetjes komunale që përfundon në deponitë.

Apelojmë deri te banorët e Qytetit të Shkupit që së pari ta përzgjedhin mbetjen e tyre komunale dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për mirëmbajtjen e një rrethi jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm” – tha drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing