Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shënuar 100 ditët e para të mandatit të tij të dytë në detyrë me një fjalim në stilin e fushatës, ku lavdëroi arritjet dhe shënjestroi kundërshtarët politikë.
Nga Michigani, Trump tha para mbështetësve se asgjë nuk do ta ndalë për të vijuar përpara me premtimet e tij.
“Jemi këtu sonte në zemër të kombit tonë për të festuar 100 ditët e para më të suksesshme të çdo administrate në historinë e vendit tonë. Sapo kemi filluar. Nuk keni parë ende asgjë. Administrata ine po shpëton ëndrrën amerikane. Ajo që bota ka parë në 14 javët e fundit është një revolucion i logjikës së shëndoshë. Kaq është”, tha Trump.
Kreu i shtëpisë së bardhë nuk kurseu kritikat për paraardhësin Joe Biden teksa u ndal në arritjet e tre muajve për frenimin e emigracionit të paligjshëm.
“Administrata Biden ka lejuar emigrantët të përdhunojnë dhe vrasin amerikanët. Mund të raportoj se kjo tradhti e urryer ka marrë fund. Largimi i pushtuesve nuk është vetëm një premtim fushate, është detyra ime solemne si komandant i përgjithshëm. Kam një detyrim ta bëj. Për të shpëtuar vendin tone”, deklaroi Presidenti i SHBA.
Duke folur për tarifat të cilat kanë dominuar 100 ditët e para të administratës së tij, Trump tha se do të ketë një marrëveshje me Kinën.
“Me tarifat e mia ndaj Kinës, po i japim fund vjedhjes më të madhe të vendeve të punës në historinë e botës. Por kjo nuk do të thotë se Uashngtoni dhe pekini nuk mund të shkojnë mirë. Mendoj se do të funksionojë. Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Ne do të bëjmë një marrëveshje. Por do të jetë një marrëveshje e drejtë”, u shpreh Trump.
Më tej, Trump përshëndeti edhe ndikimin e disa urdhrave të tjerë ekzekutive duke thënë se ka ndaluar censurën qeveritare dhe ka rivendosur lirinë e fjalës në Amerikë.