Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nuk ka më të drejtë që të përdorë platformën Facebook.
Bordi mbikëqyrës i këtij rrjeti social votoi që Trump të mos ketë mundësi të përdorë platformën dhe llogaria e tij të vazhdojë të qëndrojë e bllokuar.
Kujtojmë që adresa zyrtare e ish-Presidentit Trump ishte bllokuar para katër muajsh për nxitje të dhunës që çoi në trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Kapitol.
Ndër të tjera në diskutim me njëri-tjetrin bordi ra dakort me Facebook-un se dy prej postimeve të Trumpit më 6 janar “shkelnin rëndë” standartet e FB dhe Instagramit për përmbajtjen e postimeve.
“Ne ju duam. Ju jeni të veçantë”, kishte shkruar Presidenti Trump në postimin e parë dhe “patriotë të mëdhenj” dhe “kujtojeni këtë ditë përgjithmonë” në postimin e dytë. Këto postime ishin vlerësuar si mbështetje për njerëzit e përfshirë në dhunë, tha bordi.
Bëhet me dije se ‘Facebook’ ka gjashtë muaj afat për të rishqyrtuar veprim arbitrar të 7 janarit dhe të vendosë për një masë tjetër, që të jetë në përputhje me “serizitetin e shkeljes duke marrë parasysh mundësinë e dëmit në të ardhmen”. Po ashtu, bordi mbikqyrës shton se masa e re duhet të jetë “e qartë, e domosdoshme dhe proporcionale” në përputhje me rregullat e Facabook-ut për shkelje të rënda.
Kujtojmë që Donald Trump është pezulluar përgjithmonë edhe nga rrjeti social “Tëitter”.
Bordi që shqyrtoi rastin e ish Presidentit Trump përbëhet nga 20 anëtarë, ku bëjnë pjesë studies ligji, eskpertë të të drejtave të njeriut dhe gazatarë. Mënyra se si ata votuan nuk u bë publike.
Facebook pezullon në mënyrë të vazhdueshme postime dhe llogari të ndryshme të cilat mund të kenë gjuhë kërcënuese, raciste etj. Rreth 150 mijë raste i janë drejtuar bordit mbikqyrës që nga tetori i vitit 2020.