Donald Trump s’pi kurrë alkool, ja përse!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka treguar se pse nuk ka pirë kurrë asnjë pije alkoolike asnjëherë në jetën e tij.

Marketing

Ai është hapur për këtë temë për herë të parë, dhe ka thënë se nuk pi alkool për arsye se vëllai i tij I madh i ishte përgjëruar atij që kurrë të mos e bënte këtë.

Fred Trump ka vdekur 36 vjet më përpara në vitin 1981, në moshën 43 vjeçare, përderisa në ato kohë, Donald Trump ishte 35 vjeçar. Vëllai i D.Trump kishte vdekur pas një beteje të gjatë me alkoolizmin.

Dhe për shkak të këtij problem të vëllait të madh, Donald kurrë nuk kishte provuar alkoolin deri më sot.

Dhe po ashtu, kjo është arsyeja se pse Presidenti nuk ka konsumuar asnjëherë as edhe një cigare të vetme.

Presidenti ka thënë në një deklaratë të tijën: “Unë kam pasur një vëlla me emrin Fred – njeri i mrekullueshëm, ka pasur personalitetin më të mirë, ka qenë shumë më i mirë se unë. Por ai ka pasur një problem, ai ka pasur varësi ndaj alkoolit, dhe ai më thoshte gjatë gjithë kohës ‘mos pi; mos pi’. Ai ishte më i vjetër se unë, dhe unë e dëgjoja atë, e respektova shumë. Gjatë gjithë kohës më thoshte ‘mos pi duhan’ dhe këtë ai do e thoshte gjatë gjithë kohës.

“Deri më sot unë kurrë nuk kam pirë asnjë gotë alkool” ka thënë i pari i Shtëpisë së Bardhë.

Marketing