Donaldi bëhet pishman që ka nisur lidhjen me Beatrix?

Ai ka biseduar me banorën e re të spektaklit, Egzona Rafunën. Teksa po qëndronin në oborr, dyshja e Big Brother VIP kanë diskutuar me njëri-tjetrin. Donaldi ishte ai i cili bisedonte me Egzonën derisa u shpreh në njëfarë mënyrë se po ia ka frikën lidhjes me Beatrix Ramosaj. Kjo për faktin se ai shtoi se mund ta penalizojë raporti me këngëtaren.
Ndërkohë, Egzona u shpreh se kjo gjë ndodhi me Dagz dhe Einxhel të cilët u penalizuan dhe tashmë janë në nominim si shkak i qëndrimit së bashku me njëri-tjetrin duke mos lënë hapësirë t’i njoh më shumë publiku karakteret dhe personalitetin e tyre.
“Nuk është se nuk po rri me Trixën, po rri shumë. Çka po bëj unë me Trixën po rri por thjesht Trixa duhet ta kuptojë se kjo gjë mund të më penalizoj”, tha ndër tjera Donaldi.

Marketing

Ndryshe, duke e ditur se çdo ditë afrohet gjysmë finalja e spektaklit, gjithashtu edhe finalja, mbase Donaldi po ia ka frikën eliminimit dhe mund të jetë bërë edhe pishman për lidhjen me Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë. Megjithatë, ai nuk e ka bërë një deklaratë të tillë por se si shprehet ai, mbase edhe mund të lindin dyshime.

Marketing