MSH: Si do të fillojë gjysmëvjetori i dytë do të varet nga situata epidemiologjike

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme kanë diskutuar për disa propozim-masa, për të cilat në mënyrë plotësuese do të merren vendime dhe konkluzione.

Marketing

Në Komision, siç theksohet, është shqyrtuar propozimi për të shkurtuar kohën e izolimit të personave që kanë rezultuar pozitivë me SARS-CoV-2 që janë asimptomatikë. Anëtarët do të vendosin për këtë propozim pas një diskutimi shtesë të gjerë që do të vijojë në ditët në vijim.

“Komisioni për sëmundje infektive në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar edhe mundësinë eventuale për ndryshimin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2021/2022. Vendimi për këtë propozim do të merret para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, sepse vendimtare do të jetë gjendja epidemiologjike në vend. Vendimi për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor do të harmonizohet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.