Donaldi emocionohet kur dëgjon këngën e Trixës: Ah sa…

Donald Veshaj, i cili krijoi një histori dashurie me Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” ka dëgjuar sot një prej projekteve të saj muzikore.
I buzëqeshur, tha se e ka marrë malli ndonëse ka vetëm 5 ditë që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndërsa Arjola supozonte se po bënte një projekt të ri muzikor dedikuar dashurisë së tyre.Arjola: Trixa e duam këngën kësaj jave. Donald të vijë këtu e të thojë kjo është kënga e re dedikuar dashurisë sonë.Donald: Thua? Jo.Arjola: Pse jo? Trixa e bën këtë.Donald: Ah sa më ka marrë malli.Arjola: Nuk duket si shqiptare, anglishtja i tingëllon shumë bukur.Kujtojmë se ditën e djeshme, ka reaguar për herë të parë Beatrix duke treguar se vazhdon të mbështesë lojën e Donaldit dhe i uron fitoren. Sa i përket këngës, tha se gjatë kësaj periudhe që ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe emisioneve televizive, i është kushtuar pasionit të saj për muzikën.
https://www.instagram.com/p/CZMsG91hl9-/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fe453059-5020-4052-8c78-d5fd915fdbfa&ig_mid=194BF7E1-65B6-4A75-A398-C343C36FCCD6

Marketing