Doni të humbisni peshë shpejt? Dietologët sugjerojnë vetëm këto ushqime!

Një dietë e ekuilibruar është komponenti kryesor i një jetese të shëndetshme.

Marketing

A është e mundur të shijoni ushqimin dhe të mos shtoni në peshë? Me sa duket, po! Këtë na e thonë vetë dietologët.

Parimet kryesore janë të njëjta: hani shëndetshëm dhe 5-6 herë në ditë, pini shumë ujë. Ata thonë gjithashtu se ekziston një listë me ushqime që do t’ju ndihmojë shumë të bieni nga pesha. Bëjeni pjesë të dietës suaj ditore dhe përfitoni nga efektet e mrekullueshme të saj:

1. Boronicat e kuqe

Janë burim i vitaminave dhe mineraleve. Por më e rëndësishmja është se përmbajnë acid ursolik, i cili djeg yndyrën në kohë rekord.
2. Farat chia

Përmbajnë sasi të lartë të acideve yndyrore Omega-3 dhe Omega-6, si dhe proteina, fibra e karbohidrate.
3. Avokado

Avokado është fruti më ushqyes në botë. Ai përmban L-carnitine, një aminoacid natyral në familjen e vitaminës B dhe gjithashtu ka veti të forta antioksiduese të cilat janë të dobishme për rritjen e metabolizmit.
Avocadot janë shumë të pasura me acide yndyrore, të cilat janë të njohura për reduktimin e yndyrës barkut.
4. Embrion gruri

Ndryshe nga llojet e rafinuara të grurit, ky lloj përmban një gamë të ushqyesve esencialë dhe një dozë të lartë fibrash. Shtoni në vaktet e mëngjeseve tuaja drithërat dhe kështu do të bieni në mënyrë të sigurt nga pesha.
5. Brokoli

Brokoli ndihmon në humbjen e peshës sepse përmban shumë pak kalori dhe është i pasur me fibra.
6. Peshqit e yndyrshëm

Salmoni, toni ose sardelet janë peshq me përmbajtje të lartë yndyrore. Ato janë të pasur me Omega-3 dhe kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimin e qelizave të shëndetshme, të cilat janë në gjendje të përpunojnë sheqernat dhe yndyrnat tona.
7. Vezët

Të pasura meproteina dhe me më shumë se 20 vitamina esenciale, minerale dhe antioksidantë, vezët konsiderohen super ushqim. Studimet tregojnë se të konsumuarit vezë për mëngjes mban nën kontroll nivelet e insulinës. Insulina është hormoni që kontrollon metabolizmin e yndyrës në trupin tuaj.
8. Kafe dhe çaj

Studimet tregojnë se kafeina në çaj dhe kafe mund të rrisë metabolizmin tuaj dhe të ndihmojë në procesin e humbjes së peshës. Nga një gotë në ditë nuk do ishte aspak keq!

Marketing