Doni të shkoni në plazh por keni frikë nga koronavirusi? Ndiqni këto këshilla

Për të gjithë asgjë nuk është më mirë se një ditë e ngrohtë në plazh. Pandemia këtë vit na bëri që të kufizohemi dhe  të marrim masa drastike para se të shkojmë të pushojmë.

Marketing

Ne po ju sjellim disa këshilla që Departamenti i Shëndetit (The Ocean County Health Department),  në New Jersey  ka  për qytetarët.

Gjatë gjithë kohës  ata i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në plazh pasi dhe truri ka nevojë të pushojë dhe të qetësohet nga streset që na kanë shoqëruar për gjatë gjithë këtyre muajve.

Nuk duhet të lemë pa respektuar të gjitha masat e vendosura nga autoritetet përkatëse për tu mbrojtur nga Covid-19.

Ndërsa plazhi mund të jetë si një arratisje nga pandemia, duhet të  kemi kujdes pasi plazhin e ndajmë dhe me të tjerë dhe  duhet të tregojmë kujdes për të lehtësuar përhapjen e virusit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjeron disa këshilla që duhet të ndiqni gjatë kohës që jeni në plazh. Një ndër to është mbajtja e peshqirit afër vendit ku ju qëndroni, respektoni distancën sociale duke qëndruar 6 metra larg nga personat të cilët nuk i përkasin familjes tuaj apo rrethit shoqëror me të cilin keni shkuar me pushime.  Mos ndani ushqimet, pijet, pajisjet, lodrat me njerëzit të cilët nuk i njihni. Lani duart shpesh dhe kur teshtini ose kolliteni tregoni kujdes duke mbajtur bërylin te goja ose një shami.  Nëse nuk mkeni mundësi të ruani distancën vendosni maskën.

Njerzit që janë të sëmurë duhet të qëdnrojnë në shtëpi.  Fëmijët që janë nën 2 vjeç nuk duhet t;i vendosni asnjëherë një maskë.