Edhe një lojtar i Kosovës pritet t’i bashkohet Superligës së Turqisë.
Pas zyrtarizimit të Vedat Murqit tek skuadra e Fenerbahce, edhe Donis Avdijaj pritet ta shoqëroj atë në Superligën turke.
Raportimet e fundit nga mediet turke [haberturk] bëjnë të ditur se Avdijaj është takuar me përfaqësuesit e Trabzonsport.
Ish anëtari i Schalke është pa skuadër tash e një kohë, pasi aventura e tij në Holandë nuk shkoi si më së miri.
Avdijaj njihet për sjelljet e tij jo të mira të cilat e kanë penalizuar gjatë karrierës së tij.
Mbetet të shihet nëse ai do të arrijë marrëveshje me skuadrën e Trabzon dhe të ndal ‘problemet’.