“Don’t call me 20%, I’m Albanian”, nis fushata e ASH-së

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka nisur prej sot një fushatë aktive në kohën kur po ndodhin ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e vendit, në bazë të Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

“Don’t call me 20%, I’m Albanian” (Mos më thirr 20%, unë jam shqiptar) është slogani që po shpërndahet në rrjetet sociale nga ana e anëtarësisë së kësaj partie, por edhe nga funksionarët e saj.

ASH kërkon që përmes amendamenteve të saj që do ti propozojë në Kuvend, të shlyhet nga Kushtetuta emërtimi bashkësia etnike mbi 20% dhe në vend të saj të emërtohet “shqiptarët”. Po ashtu kërkohet ndërhyrja teknike edhe në pjesën ku thuhet “gjuha e bashkësisë etnike mbi 20%” dhe në vend të saj të jetë “gjuha shqipe”. “Fushata do të jetë aktive kundër 20% dhe në forma tjera është paralajmëruar kjo në rrjetet sociale.

Marketing