Donte të vriste zyrtarë amerikanë, arrestohet i riu në Kapitol

Një 24 vjeçar është arrestuar jashtë Kapitolit në SHBA me kokteje molotov dhe thika pasi donte të vriste zyrtarë të lartë të qeverisë.

Marketing

Ryan Michael English tha se ai udhëtoi për në Uashington DC, duke planifikuar fillimisht të vriste Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson por më pas e ndryshoi objektivin me sekretarin e sapo konfirmuar të Thesarit, Scott Bessent.

Sipas raportimeve, ai e ndryshoi objektivin e tij te Bessent pasi lexoi se Senati po votonte të hënën për emërimin e tij si shef i Thesarit. Plani i tij ishte që të hidhte koktejet molotov në këmbët e Bessent, dhe më pas ta godiste me thikë.

English është akuzuar për marrjen, mbajtjen ose transferimin e paligjshëm të një arme zjarri dhe mbajtjen e një arme zjarri, eksplozivi ose pajisje ndezëse në mjediset e Kapitolit.