Bujare Abazi nuk ka qenë zgjidhje partiake dhe është emëruar në pozitën e zëvendëses si person që duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve. Sinqerisht na vjen keq që Abazi vendosi ta vendosë partinë para interesit të qytetit dhe të Shkupit, por ky është vendimi i saj.
Departizimi në institucione duhet të jetë postulat mbi të cilin do të ndërtohen institucionet publike profesionale, dhe kushdo që i vendos interesat partiake mbi interesat publike, është e qartë se nuk mund të funksionojë në drejtim të përfaqësimit adekuat të qytetarëve të Shkupit.