Dorëheqja e Vesel Memedit në seancën e nesërme kuvendore

Nënkryetari i Kuvendit Vesel Memedi, i cili dha dorëheqje në funksionin e deputetit, në seancën e nesërme të 104-t do ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe do të mbajë fjalim para deputetëve, pas çfarë duhet të konstatohet dorëheqja e tij.

Marketing

Memedi për MIA-n konfirmoi se nesër do të flasë para deputetëve dhe tha se në fjalimin e tij do të thotë gjithçka çfarë mendon se duhet. Në këtë rast Memedi nuk tregoi nëse do ta tërheqë dorëheqjen, siç joformalisht brifojnë në Kuvend, apo do të mbetet në qëndrimin e tij dhe do ta braktisë funksionin e deputetit, ndërsa me këtë edhe vendin e nënkryetarit.

Vesel Memedi në Kuvend vjen nga partia e RDK-së, ndërsa partia e tij e ka pasur Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Me rikonstruktimin e Qeverisë, ministër i Vetëqeverisjes Lokale u bë Goran Milevski nga LDP-ja, Memedi dorëheqjen e parashtroi në shenjë të pakënaqësisë së vendimit të kryeministrit Zoran Zaev për shkarkimin e ish ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu.

Në seancën e nesërme kuvendore duhet të verifikohet edhe mandati i deputetes së re Aleksandra Cvetkovska, e cila vjen në vendin e Milevskit.

Cvetkovska është nga lista e kandidatëve për deputetë në Parlament për NJZ 5 të LSDM-së dhe Koalicionit.
Në rend dite të kësaj seance janë edhe disa ligje.