Dorëheqjet e BDI-së, VMRO: Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë

VMRO-DPMNE-ja thotë se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, edhe pasi ministrat e BDI-së kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, të cilat do të hyjnë në fuqi në momentin që opozita do të japë “dritën jeshile” për amendamentet kushtetuese.

Marketing

Nga kjo parti, kërkojnë që dorëheqje të dorëzojë edhe LSDM-ja, teksa këmbëngulin se rrugëdalja nga kjo situatë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Ndryshime kushtetuese me manipulime të tilla nuk do të ketë. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë. Nëse do Artan Grubi, menjëherë le të dorëzojë dorëheqje, por problem nuk është vetëm BDI-ja por edhe LSD-ja të japë dorëheqje të parevokueshme dhe të kalojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjithçka tjetër është stërzgjatje dhe luajtje lodrash. Është mirë që BDI-ja pas 20 viteve pushtet është e gatshme të shkojë në opozitë, prej ku do të mund të përgjigjen për krimin dhe ta dëshmojnë pafajësinë e tyre. Sa i përket deklaratës së Artan Grubit, mendoj se më vështirë e ka LSD-ja sesa BDI-ja që ta pranojnë idenë që Artan Grubi edhe “de fakto” të mos u bëhet kryeministër.”, – deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Marketing