Kryetari i deritanishëm i degës së Aleancës për shqiptarët në Gam Gam Tetovë, Visar Saiti ka dhënë dorëheqje dhe arsyet e kësaj dorëheqje i thekson në një status të publikuar në facebook.
“Me shkas .. Dorëheqjen nga posti kryetar i nëndegës Gam Gam Aleanca për Shqiptarë dega Tetovë e kam deponuar gati 3 javë më parë dhe e bëra të qartë se unë jam jashtë politikës”, ka shkruar kështu Saiti.
Sipas tij, nga ajo që shkruan dhe sqaron në statusin e tij, në ASH krerët e kësaj partie kanë pasur sjellje diktatori.
“Mos marveshjet i kam shprehur haptas edhe në takimet në degë , mu më ngelë tju uroj sukses pasi që e rahatuan veten në listën për këshilltarë komplet udhëheqësia e degës dhe nuk e kam në mend të kthehem në ujrat politike si dhe për fund, dallimi midis demokracisë dhe diktaturës është se në demokraci fillimisht votoni dhe pastaj merrni urdhra, në diktaturë, nuk është e nevojshme të humbni kohën duke votuar”, shkruan më tej Saiti.