Dorëheqjet, Zaev: S’dorëhiqem që Mickovski të vijë në pushtet

Kryeministri, Zoran Zaev, refuzon të dorëhiqet pasi kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka kërkuar largimin e tij dhe të ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe. Kryeministri thotë se s’do ik nga pushteti për t’i krijuar komoditetin opozitës që të pozicionet në pushtet në kurriz të tragjedisë së Tetovës.

Marketing

“Të japë dorëheqje që Mickovski të bëhet kryeministër? Nuk e mendoj këtë. Do të bëhen kryeministër dhe kryetari i Aleancës zëvendëskryeministër kur do ta meritojnë, kur do të kenë empati me popullin, kur do të jenë këtu të ndihmojnë, të japin ide, e jo kështu që ta shfrytëzojnë tragjedinë me dëshirën e shkretë për pushtet.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.