Sot, më 20 maj 2025, Koordinatori Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja, Blerant Ramadani, ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo detyrë.
“Sot kam vendosur të dorëzoj detyrën si Koordinator Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja – një përgjegjësi që e kam ushtruar me përkushtim, integritet dhe vizion për zhvillimin e vendit. Falënderoj Aleancën për Shqiptarët për besimin, Kryeministrin për mundësinë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët institucionalë e partnerët për mbështetjen dhe profesionalizmin. Kjo dorëheqje nuk është fund, por një hap reflektimi dhe përgatitje për sfida të reja. Mbetem i përkushtuar të kontribuoj aty ku angazhimi im mund të sjellë vlerë”, ka shkruar Ramadani në FB.
https://www.facebook.com/share/p/12D1naReip3/