Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

Në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të rënduar për shkak të zjarreve, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara ka dhënë dorëheqjen. 

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa ditën e sotme është firmosur edhe urdhri për largimin e tij nga detyra.

Arsyet e dorëheqjes së Arben Carës, në këtë moment të situatës së vështirë me zjarret në disa zona të vendit, ende nuk janë bërë të ditura.

Cara drejtonte Shërbimin Zjarrfikës, strukturë e cila është e angazhuar në operacionet për përballimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin.

Burimi: botasot.info / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF