Kreu i këshillit të kërkimit shkencor të BE, Mauro Ferrari, është dorëhequr sot papritur pas refuzimit të propozimit të tij nga Bashkimi Evropian, për një program shkencor të shkallës së gjerë në luftën kundër koronavirusit të ri.
“Jam shumë i zhgënjyer nga reagimi evropian ndaj epidemisë së Covid-19,” tha Ferrari në një deklaratë për mediat, duke theksuar mungesën totale të koordinimit për politikat e kujdesit shëndetësor dhe kundërshtimin e vazhdueshëm ndaj iniciativave të mbështetjes financiare, mes të tjerave.
“Kam frikë se kam parë mjaftueshëm mbi menaxhmin si të operacioneve të shkencës dhe ato politike nga Bashkimi Evropian”, tha ai prerazi, madje duke shtuar se “kam humbur besimin te sistemi”.
Propozimi i tij për ngritjen e programit të veçantë për luftën kundër koronavirusit u refuzua unanimisht nga Komisioni Evropian, madje sipas Ferrari, “pa marrë fare në konsideratë çfarë mënyre apo forme do të kishte, aq sa presidenca ime e trupit u bë objekt opozicioni mes tyre, në çdo aspekt”.