Dorëhiqet sekretari gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë

Sekretari gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski përfundimisht largohet nga detyra.

Marketing

Ai një muaj më parë dha dorëheqje nga ky post, mirëpo kishte vijuar punën, dhe se asgjë nuk ishte konfirmuar zyrtarisht.

Lajmin për largimin e tij e bëri të ditur sot edhe kryeministri Zoran Zaev.

“Sekretari gjeneral Dragi Rashkovski ka dhënë dorëheqje para një muaji e gjysëm, dhe se ai po e kryen detyrën derisa nuk vjen ndonjë kuadër i ri. Ende po zhvillojmë konsultime, personalisht unë si kryetar i Qeverisë që jam propozues i autorizuar së shpejti do të zgjedhim një sekretar të ri. Nuk kam sjell vendim, sapo të ketë do ta bëjmë të ditur”, theksoi Zaev.

Rashkovski erdhi në këtë detyrë nga dhjetori i 2016, me formimin e Qeverisë së kryesuar nga Zoran Zaev. Ai viteve të fundit u përfshi në një përgjim ku dyshohej për keqpërdorim detyre.

Si zëvendësues i tij përmendej ish-ministri i administratës, Damjan Mancevski, por ai një muaj më parë tha se tërhiqet nga polica dhe i përkushtohet sektorit privat

Marketing