Dorëzohet Arsenali, Manchester City shpallet kampion në Premier League

Nottingham fitoi 1-0 me Arsenalin për javën e 37-të në Premier League. Me këtë rezultat të ndeshjes së sotme tre javë nga fundi i kampionatit, Manchester City fiton zyrtarisht titullin kampion këtë sezon. Matematikisht Manchester City renditet në vendin e parë në Premier League.

Marketing

Tashmë distanca mes tyre dhe Arsenalit qëndron në 4 pikë, me londinezët që kanë në dispozicion vetëm një takim për të luajtur.

Djemtë e Guardiolës marrin trofeun nga “divani”, me Arsenalin që dështoi të garojë deri në javën e fundit. Ndeshja për Nottingham u vendos nga goli i Auoniyi në minutën e 19-të. Arsenal me 81 pikë mbetet në vendin e dytë, teksa Forest me 37 pikë mbetet në vendin e 16-të.

Marketing