Dorëzohet kërkesa për interpelancë për shkarkimin e Blerim Rekës

Grupi Parlamentar i AAK-së në bashkëpunim me Grupet Parlamentare të PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate i kanë dorëzuar sot Kryesisë së Kuvendit mocionin për interpelancë me Ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka.

Marketing

Çështja ka të bëjë me deklaratën e ministrit Reka i cili në një prononcim të mëhershëm derisa fliste për marrëveshjen finale të Kosovës me Serbinë propozoi që asaj t’i jepet korridori transit për dalje në Detin Adriatik përmes Kosovës.

“Grupet parlamentare konsiderojnë që deklarata e ministrit është antikushtetuese, prandaj në këtë interpelancë do të votohet një rezolutë përmes së cilës do të kërkohet shkarkimi i tij nga pozita e Ministrit për Integrimin Evropian”, thuhet në mocionin për interpelancë.

Marketing