Dorëzohet Kurti para presionit ndërkombëtar, vendos ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pronave të Manastirit të Deçanit. Kjo, pasi që sipas tij u kushtëzua nga akterë ndërkombëtarë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Marketing

“Qeverisë i është bërë e qartë nga Komiteti i Asambleisë Parlamentare nga grupet politike kryesore, nga shtetet e QUINT’it që ne duhet të zgjedhim ndërmjet dy opsioneve: Të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshill të Evropës apo heqjen e çështjes së Kosovës nga anëtarësimi. E provuam me datën 5 mars për herë të parë që ta shtyjmë por pa sukses”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

“U bindëm që duhet të zgjedhim njërin opsion, nuk ka një zgjedhje të tretë. Si kryeministër i Republikës së Kosovës nuk na pëlqen ky vendim i çuditshëm i padrejtë dhe ka edhe procese të tjera gjyqësore pezull për këtë çështje. Ne si qeveri nuk kemi më mjete legale për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj këtij vendimi të dëmshëm asnjëherë. Në anën tjetër nuk ka dyshim që anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte jo vetëm historik por edhe hap gjigant drejt njohjes së pesëshes”, shtoi tutje ai. /