Sportisti nga Kosova, Gembi Juniku ka garuar në mes të Beogradit në ‘Brazilian Jiu Jitsu’, derisa si rrallë herë më parë shteti fqinj në një mënyrë pranoi simbolet e shtetit tonë.Gembi Juniku ka qenë i vetmi kosovar që garoi në ‘Brazilian Jiu Jitsu’ që mbajt në Beograd të Serbisë.‘Brazilian Jiu Jitsu’ është një sport i ngjashmë me mundjen dhe xhudon, por veçse është pak më i rrezikshëm për sportistët.
Gembi Juniku në këtë turne zhvilloi tre meçe në kategorinë deri në 77 kilogram ku zuri vendin e dytë pasi mposhti një serb, një malazez, derisa në finale humbi nga një kroat.Ai në një prononcim për Jepi Zë ka thënë se është shumë i lumtur dhe i befasuar me mënyrën si u sollën organizatorët me të në Beograd. Edhe më i befasur ishte kur pa në monitorin e vogël flamurin e Kosovës.
“U ndjeva njejtë sikur në kompeticionet e tjera prisja te kisha më shumë sukses dhe të dilja në vendin e parë, por edhe vendi dytë është një arritje e kënaqshme për mua,” tha fillimisht Juniku.
“Organizatorët ishin ata që e lejuan flamurin dhe na pritën shumë mirë, unë mendova se do të reagonte dikush nga publiku pasi kishte shumë shikues, por nuk pati asnjë reagim,”.Sportisti kosovar garën e radhës do ta ketë në fillim të vitit 2022 në Turqi ose Serbi.
“Gara ime e radhës do të jetë në fillim të vitit 2022, do të jetë në Turqi ose Serbi, por kësaj radhe do të jetë më ndryshe pasi do të garojmë 7 apo 10 garues nga Kosova.
Të gjithë garuesit janë anëtar të Fight Club 07,”
Kujtojmë që Ekipi i Kosovës javë më parë ishte nisur për në Beograd për të marrë pjesë në Botërorin e Boksit për amatorë, por që nuk ishin lejuar ta kalonin kufirin, pasi mbanin me vete simbole të shtetit të Kosovës. Por, kësaj radhe ata pranuan simbolet tona, me sportistin Gembi Juniku, që arriti ta fitonte vendin e dytë.