Koment nga Tetovasot
Më në fund edhe VMRO del dhe pranon hapur se BDI është fuqia e vërtetë qeverisëse.Shumica duan ta shohin si duket një kryeministër por në fakt moti ai është mes nesh po akoma më shumë se kjo, BDI ka shtrirë pushtetin e vet politik më shumë se kaq dhe kjo i dhemb opozitës maqedonase .
Mund të jesh kryeministër në letër që nuk ke peshë , por pesha e BDI-së është se ajo po tregon fuqinë e saj që zgjon tmerrësisht edhe elementë nacionalistë maqedonas që nuk mund ta shohin këtë.
Partitë e forta mbjetojnë, të tjerat marrin plackat me vete dhe arratisen drejt humnerës politike nga prej ku nuk mund më të ringriten lehtë për të mos thënë asnjëherë .
BDI është këtu akoma prej deceniesh ndërsa VMRO e ” maskuar” se ka ndryshuar përmes partive shqiptare që po shuhen ngadalë nuk po vjen më dot në pushtet.Ajo sheh si ndërtohen lapidarët e lavdisë ndërsa vetë më nuk mund të ndërtojë asgjë.Përmendoret e saj kanë rënë moti dhe akoma më keq liderët shpirtërorë të saj kanë marrë arratinë dhe fatkeqësisht akoma pasardhësit e tyre nuk distancohen dot nga e kaluara e errët e qeverisjes së tmerrshme .
Maqedonia e Veriut moti do kishte qeveri tjetër por nëse këtë do ta lejonte BDI dhe Ali Ahmeti.Forca proruse tentuan ta bëjnë këtë para pak muajsh por nuk ia arritën dot sepse në situatën që ndodhet bota me konfliktin në Ukrainë , forca të tilla regresive për vendin do ishin shumë të rrezikshme në këtë moment delikat.Këtu BDI fitoi dhe VMRO bashkë me satelitët e vet humbi dhe u demaskua keq edhe para faktorit ndërkombëtarë.
Lapidari është më shumë se aq.Nuk është vetëm një momument i ndërtuar rastësisht por në qëllimin e saj është dicka që palës tjetër nuk i pëlqen ta shikojë dhe nxjerrë vrerë për këtë.
VMRO më në fund del hapur dhe tregon sa e fortë është BDI që nuk është rastësisht në drejtim të shtetit dhe peshës politike që ka.
Kjo u dhëmb pamasë opozitës shqiptare dhe maqedonase sepse ata mbetën në të kaluarën ndërsa BDI është vetë shteti, forca politike që lëvizë cdo gurrë për të drejtat e shqiptarëve dhe për peshën politike të qeverisjes.Ja përse e duan dhe e votojnë atë shqiptarët.