Dortmundi dëshiron të mbajë Sançon, ofron sulmuesin holandez te “Djajtë e Kuq”

Anësori anglez Xhadon Sanço nuk ka dëshirë të rikthehet te Man. Junajtedi, ku qëndroi për muaj të tërë i pezulluar për shkak të problemeve me trajnerin Ten Hag. Për pasojë, në janar ai u huazua te Borusia Dortmund, ku kishte luajtur edhe më parë.

Marketing

Anglezi fajësoi trajnerin Erik ten Hag për ngecjen e karrierës së tij, andaj nuk ka dëshirë që të rikthehet në “Old Trafford”. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, edhe Dortmundi dëshiron të mbajë 23-vjeçarin, i cili shënoi golin e tij të parë për klubin këtë sezon gjatë një fitoreje 2-1 ndaj Verder Bremenit.

Media pretendon se Borussia Dortmund po eksploron mundësinë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Man. Junajtedit. Një marrëveshje që do të shihte sulmuesin holandez Donyell Malen të transferohej në “Old Trafford” dhe i kërkuar nga anglezët në shkëmbin të Sanço-s.

Marketing