Dortmundi krye të Bundesligës, thyen rekordin e saj historik

Mjafton një gol i Julian Bradt për t’i dhënë Borussia Dortumnd jo vetëm 3 pikë të arta në transfertë ndaj Hoffenheim, por edhe kryesimin e Bundesligës, të paktën për momentin.

Marketing

Por është një fitore speciale edhe për trajnerin Edin Terzic. Me trajnerin gjerman me origjinë kroate në stol, Dortumndi ka thyer rekordin historik të 9 fitoreve radhazi, diçka që nuk kishte arritur kurrë në historinë e saj.

Nuk mjafton, sepse ekipi ka edhe përqindjen e fitoreve më të lartë nga viti 2000, duke ia kaluar ekipeve të drejtuara ndër vite nga kolegë më të njohur si Jürgen Klopp, Thomas Tuchel dhe Marco Rose.

Fitore erdhi edhe për Lajpcigun në një sfidë direkte për Champions kundër Eintracht Frankfurt, me golat e Timo Werner dhe Forsberg.

Ditën e nesërme pritet ndeshja kryesore e javës midis Union Berlin dhe Bayern, ku patjetër Dortmundi shpreson në një barazim.

Marketing