Skuadra gjermane Borussia Dortmund ka bërë sot prezantimin e fanellave të reja për sezonin 2022/23.
Kësaj radhe, Dortmundi do të ketë një kombinim tejet interesant në fanellat e reja, ku tradita e klubit takohet me të tashmen, përcjell lajmi.net.
Ngjyrat në fanellë do të jenë si ato të kaluarat, ku mbretëron ngjyra e verdhë me disa vija të zeza, dizajn ky i bërë nga brendi “Puma”.
Më poshtë e gjeni komunikatën e Dortmundit për fanellat e reja të sezonit 2022/23.
“19 dhjetor 1909: Ne shikojmë përmes dritareve të Sallës së Pasqyrave në restorantin “Wildschütz” dhe shohim se si 18 të rinj themeluan Ballspielverein Borussia në Borsigplatz si produkt i rebelimit. Përkundër të gjitha pengesave, anëtarët themelues nuk e lanë veten të largohen nga qëllimi i tyre dhe kështu hodhën themelet për vlerat e klubit.
Më shumë se 100 vite më vonë, ne lëvizim nga vendlindja e BVB në SIGNAL IDUNA PARK. Ne shohim fanellën e re të shtëpisë për sezonin 2022/23 dhe vendin: traditën dhe modernen – dhe dritaret e “Wildschütz”. Ato janë të vendosura në fanellë si model dhe lidhin të kaluarën me të tashmen”, shkruante në komunikatën e Dortmundit.
Ndërkaq, fanella e re e Dortmundit duket kështu.
https://twitter.com/BVB/status/1525030738390818816?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1525030738390818816%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2F2dortmundi-prezanton-fanellat-e-sezonit-2022-23%2F