Dortmundi “vishet” kuqezi, mijëra shqiptarë nuk ndalin festën, këngë e valle patriotike (VIDEO)

Dortmundi është veshur kuqezi, ku prej dy ditësh mijëra shqiptarë janë mbledhur duke mbushur rrugët dhe sheshet e qytetit.

Marketing

Teksa vetëm disa orë na ndajnë nga ndeshja e parë e Kombëtares Shqiptarë në “Euro 2024”, përballë Italisë, shqiptarët nuk kanë ndaluar së festuari në as edhe një moment.

Siç dallohet edhe në videot e siguruara, mijëra tifozë kuqezi presin me padurim ndeshjen, teksa orët e pritjes i kalojnë nën këngë patriotike shqiptare, shoqëruar nga daulle dhe të tjerë elementë të kombit shqiptar.

Mijëra shqiptarë nga Shqipëria ,Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, janë si gjithmonë kudo ku djemtë e kombëtares luajnë, për t’i mbështetur në çdo sfidë.  https://youtu.be/_uvGannahq0