DPHM: Deri të enjten do të mbajë mot jostabil, me shi dhe erë të fortë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, njoftoi DPHM.

Marketing

Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Lokalisht do të ketë stuhi afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, ku në një kohë të shkurtër do të bien mbi 15 litra për metër katror.

Temperaturat më të ftohta do të jenë në Berovë dhe Mavrovë me temperaturë 2 gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta në Gjevgjeli deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme në pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë.

Nga e hëna vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabile me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite, e mot i ngjajshëm do të mbajë deri të enjten.

Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, shtrëngata dhe erëra të forta.

Marketing