DPHM: Moti jostabil në Pollog, reshjet e rrëmbyeshme po lëvizin drejt Shkupit

Moti jostabil sipas tyre po lëviz drejt veriut dhe lindjes së vendit.

“Aktualisht një pjesë e masës së vranësisë së paqëndrueshme mbulon pjesët perëndimore të Luginës së Shkupit, ku priten edhe reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, kurse në afat të shkurtër priten reshje më intensive me breshër dhe erë të fortë. Deri në fund të ditës do të kemi mot të paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, ku proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime elektrike, erëra të forta dhe breshër”, thonë nga DPHM.

Marketing