Zona e vendit tonë do të jetë nën ndikimin e një valë të nxehtë edhe gjatë javës së ardhshme, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Moti do të jetë shumë i nxehtë, në pjesën më të madhe të vendit me temperatura ditore mbi 35 gradë Celsius, e herë pas here edhe mbi 40 gradë, për çka do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në zonën e Shkupit do të mbetet mot shumë i nxehtë me temperaturë minimale mbi 20 dhe maksimale mbi 39 gradë. Indeksi UV do të ketë një vlerë shumë të lartë prej 10.