Dr. Ilir Hasani me apel: Mos kërceni me kokë në ujë, do të ngeleni përjetësisht të paralizuar (Video)

Kanë dashur të kërcejnë me kokë, por kanë përfunduar në Qendrën Klinike. Pesë të rinjë nën 15 vjeç, gjatë gjithë verës gjenden për mjekim në Klinikën e Traumatologjisë, Ortopedi dhe Karil, njofton Zhurnal.

Marketing

Gjatë kërcimit me kokë në ujë, seriozisht kanë lënduar boshtin kurizor. Drejtori i klinikës thotë se pacientët kanë pësuar nëpër pishina të ndryshme, por të gjithë shumë gjatë do të qëndrojnë në spital dhe gjithë jetën do të jenë të paralizuar.

“Fëmijët dhe të rriturit assesi të mos kërcejnë në ujëra të cekëta dhe të pa kontrolluara. Nëse duan të kërcejnë me kokë, së pari duhet të kërcejnë me këmbë që të testohet mirë tereni. Duhet të shihet nëse mjaftueshëm thellë që të mos vijë deri ndonjë lëndim të boshtit në qafë. Edhe një herë do të potencoj. Mos më sillni në situatë që nuk do të mund t’ju ndihmoj”, deklaroi dr Ilir Hasani.

Para tre javëve, një 35 vjeçar nga Sveti Nikolla ka ndëruar jetë pasi ka kërcyer në Liqenin e Ohrit në vendin e quajtur Lagadin, dhe me kokë ka goditur direkisht në gurë të madh.